Nuk u dorëzuan, çifti i lesbikeve bëhen me trenjakë pas shumë tentativash
Megan dhe Joy janë në një marrëdhënie që prej vitit 2012 dhe gjithnjë kanë dashur që dashurinë e tyre t’a kurorëzojnë me një familje të vërtetë.
Lesbiket kishin pesë vjet që përpiqeshin të kishin një familje, përpara se tre vogëlushët e tyre Maggie, Nancy dhe Bobby, t’i lumturonin me ardhjen në jetë.
“Është vërtet e mahnitshme, ne mendonim se nuk do të kishin kurrë fëmijë dhe si në një ëndërr bëhemi me trinjakë. Nuk mund t’a besojmë këtë, vetëm i shohim në çdo moment dhe ata na i ngulin sytë si ‘maniakë’ të vegjël. Janë shumë të mirë”, u shpreh 48-vjeçarja Joy.
Por, mjekët i thanë Megan se tubat e fallopit në mitrën e saj janë bllokuar dhe për të ngelur shtatzënë in vitro ajo duhet të humbte shumë peshë. Tentativat e para të tyre dështuan disa herë. Ndërsa tani prindërit shprehen plot krenari për të vegjlit e ardhur në jetë, të cilët lindën me operacion emergjent çezarian, në 18 prill në spitalin e qytetit të Nottingham.