Vogëlushi kthehet në shtëpi shëndoshë, 3 vjet pasi u rrëmbye nga ISIS (video)
Merr fund makthi për Emad Mishko Tamo, fëmijën 12-vjeçar i cili u rrëmbye nga ISIS në vitin 2014. Ai u mbajt i mbyllur për tre vite në burgjet e të ashtuquajturit shtet islamik në Siri. Prindërit e tij e pritën këtë të premte, në aeroportin e Winnipeg, të Kanadasë, ku një grup i madh njerëzish i uruan mirëseardhjen me duartrokitje. Emad Mishko u rrëmbye nga ISIS në verën e vitit 2014, kur terroristët e ISIS shtynë në duar zonën e Sinjar, në Irak, ku vogëlushi jetonte bashkë me familjen. Ai u gjet i gjallë nga forcat irakene, pasi vunë kontrollin në Mosul. Nëna e tij, Nofa Zaghla, mësoi nga fotografitë e publikuara në rrjetet sociale se i biri kishte shpëtuar dhe u vu në kontakt me të afërmit, për ta sjellë në Kanada, vend ku familja e Emad ishte transferuar.