Vogëlushja hidhet nga një lartësi prej 18 metrash, ja çfarë ndodhi me të

Një vajzë e vogël nga Kina Lindore është rrëzuar nga një lartësi prej 18 metrash dhe ka marrë vetëm disa lëndime të lehta.

2-vjeçarja u hodh nga dritarja e shtëpisë së saj në katin e katërt, por disa kalimtarë e pritën poshtë.

Mediat e huaja raportojnë se ajo ishte në gjumë dhe u ngrit duke kërkuar prindërit e saj.

Vogëlushja ka marrë vetëm disa lëndime në fytyrë pasi u përplas në tokë, ndërkohë që dy ‘heronjtë’ e guximshëm patën disa fraktura në kockat e krahëve.

Nëna, e identifikuar si Zhang tha për gazëtarët se e la vogëlushen me gjyshen kur u nis për në punë. Por gjyshja u largua nga apartamenti ku fëmijën e kishte zënë gjumi.

Zhang i dha dy shpëtuesve nga 222 paund si shenjë mirënjohje dhe pagoi çdo shpenzim që patën në spital.

Share With:



386 Views