Vogëlushja që surprizoi Rita Orën

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora ka mbërritur në Kosovë për të mbajtur koncertin e 10 vjetorit të Pavarësisë.

Dhe vetëm pak minuta pas mbërritjes ka postuar në Instagram një video të një vajze të vogël që mesa duket është fanse e Ritës.

Vjaza dëgjohet duke i thënë këngëtares në video: “Të dua”.

Ndërsa Rita shkruan se kjo ishte një mikëpritje e bukur dhe se ndihet krenare që është shqiptare.

“Zemra ime e ëmbël,çfarë mikëpritje e bukur. Krenare të jesh shqiptar në momente të tilla. #Kosova10! Të dua!”

Share With:
Translate »
565 Views