Vrap dhe not për trup perfekt gjatë shtatzanisë, Xhensila poston foto teksa ushtrohet

Pritja e ëmbël e bebushes, duket se nuk e ka kufizuar bukuroshen e shoëbiz-it shqiptar që të bëj gjërat që e bëjnë të ndihet mirë. Dhe një prej tyre ajo e ka ndarë me të gjithë fansat e saj. Siç duket, mëngjesi i Xhensila Myrtezaj sot është planifikuar jo në shtëpi, apo ndonjë ambient biznesi duke shijuar një kapuçino të nxehtë apo briosh, por në palestër.

E motivuar për të mbajtur trupin në formë, edhe pse në muajin e pestë të shtatzënisë, këngëtarja e njohur është duke u ushtruar në mënyrë rigoroze në palestër, çka e bën të ndihet mirë me veten. Xhensila duket vërtet shumë bukur në pamjen e saj, dhe duket se ka shtuar shumë pak kilogramë, edhe pse nga ardhja në jetë e priceshës së çiftit të njohur, ka mbetur jo më pak se tre muaj.

Ndoshta ushtrimi në palestër për vite me radhë, po jep rezultatet e para…

Share With:
Translate »
1721 Views