Vrasja e Liridonës/ Naim Murseli jep version krejt tjetër për ngjarjen, dëshmia tri orëshe në Prokurori

Naim Murselit, i dyshuar për vrasjen e gruas së tij, Liridona Ademaj, dha sot një version krejt tjetër për ngjarjen, teksa u pyet për tri orë në Prokurorinë Themelore të Prishtinës

Avokatja e tij, Teuta Zhinipotoku, u shpreh se dëshmia e Murselit nuk është e njëjta më ata të publikuar më herët.

“Sot para Prokurorisë Themelore- departamenti për Krime të Rënda, në cilësinë e të pandehurit është dëgjuar i pandehuri Naim Murseli, dyshimi i bazuar është i orientuar në drejtim të veprës penale ‘Vrasje e Rëndë’ në bashkëkryerje nga neni 173 par 1.3 dhe 1.4 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, si dhe i pandehuri ka rrëfyer versionin e vet të mbrojtjes dhe mbrojtja e tij lidhur me ngjarjen është tërësisht ndryshe nga ajo që është publikuar në rrjetet e informimit dhe ato sociale”.

Në seancat e radhës, do të dëgjohen edhe dëshmitarët e tjerë.

“Në të ardhmen kanë mbetur të dëgjohen edhe dëshmitarët e tjerë dhe pas dëgjimit të tyre do t’ju informojmë lidhur me rrjedhën e procedurës dhe përmbajtjen e deponimeve të tyre”, tha avokatja.

Murselit dhe dy të dyshuarit e tjerë, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, ndodhen në paraburgim për vrasjen e Liridona Ademajt.

Ndaj Murselit, rëndon vepra penale vrasje e rëndë në bashkëkryerje, ndaj Plavës vepra penale vrasje e rëndë dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, ndërsa ndaj Kokallës bashkëpunim në vrasje.

Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor të viti të kaluar në Prishtinë, në një ngjarje që ishte inskenuar si grabitje, por më pas u zbulua se ishte plan i menduar deri në detaje për ekzekutimin e saj.

Share With:
Translate »
40 Views