Vrasja makabre e 8 vjeçarit, nëna e Mateos: Dua ta djegin të gjallë, do të marr hakun e djalit

Nëna e 8 vjeçarit të vrarë në mënyrë makabre dy ditë më parë nga 38 vjeçari Klodjan Çalamani, në fjalën e saj për mediat ka theksuar se ajo nuk do të ikë nga gjykata dhe do të presë që ti japë dënimin e merituar autorit.

Ajo është shprehur se ai i groposi foshnjën e saj, ndaj duhet të digjet, që ajo ti thotë djalit se i mori hakun.

“Më mori një foshnjë, më mori një 8 vjeçar  ma ndau nga shokët, ma ndau nga shkolla. I tha Mateo më merr një bukë, do iki te shtëpia xhaxhi, hajde futu brenda, jo do iki te vëllai se e kam të sëmurë, po i ra me lopatë pas koke e vrau dhe ma groposi i vuri dheun nga lart dhe bëri sikur nuk ndodhi gjë. Vajte në polici bërë kërkim, ku është Mato kërkoja se do ta gjeni , më duket se tha copa copa të vdekur.  Dua ta djegin, dhe ti them çunit e mora hakun si mama. Do të presim përditë këtu do rri unë si nënë”, ka thënë ajo.

Ndërkohë paraditën e sotme gjykata e Fierit për shkak të tensioneve të krijuara nga familjarët dhe banorët, kanë marrë vendimin në mungesë të autorit të vrasjes së vogëlushit. Gjykata ka lënë në burg 38 vjeçarin.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur dy ditë më parë në fshatin Grecalli,të Fierit, ku 38 vjeçari pasi e goditi me kazmë e ka goposur të miturin mateo Vasiu në oborrin e banesës së tij.

Share With:
Translate »
163 Views