Vrasja në Paskuqan, flet kushëriri i viktimës: “Po mos kishte parë gjakun, Erdeti do i merrte jetën dhe mbesës”

Djali i xhaxhait të Enkelejda Çapokut, e cila u vra nga kunati i saj pas konflikteve të vazhdueshme që kishin pasur, ka treguar disa detaje të reja në lidhje me krimin tragjik.

Klodjan Fjolla në një intervistë për emisionin “Rudina” në Tv Klan, ka treguar se Enkelejda e kishte denoncuar kunatin sepse ai e përndiqte dhe fotografonte gjatë gjithë kohës.

“Goca e xhajës kishte një denoncim, urdhër mbrojtje dhe folëm e me gocën e xhajës dhe do ja lemë shtetit dhe kaq. Por që të shkojë të kërcënojë poshtë e lartë dhe policia mos bëjë gjë. Do ja lemë në dorë shtetit, por nëse shteti e liron…”

Më tej, Klodjani shton se vrasësi mund të kishte shkaktuar një masakër edhe më të madhe, duke vrarë dhe mbesën e vet.

“ Kur ra në burg Eltoni, erdhi dhe ndenji aty. Se sa do, një mashkull e do shtëpia apo jo. Konfliktet nuk e di sesi kanë rrjedhur. Ai i dilte në rrugë, e kërcënonte, e filmonte. U hap dera e ka dëgjuar nusja e xhaxhait, nëna e Enlekejdës, edhe u ngrit, ai i ra direkt se a ka shkuar direkt tek dhoma. I ka rënë me sende të forta, nuk e di dhe e ka lënë pa ndjenja. Është ngritur Enkelejda dhe i ka rënë dhe Enkelejdës, ka bërë masakër. Ka parë gjakun dhe ka ikur, se mos kishte parë gjakun do bënte masakër, do vriste dhe mbesën e vet”.

Gazetarja: Dje u bë varrimi i Enkeledës, po bashkëshorti i saj?

Klodjan Fjolla: Nuk erdhi, nuk e solli policia, nuk i dhanë leje.

Gjykata ka dhënë masën e sigurisë, burg pa afat për 34-vjeçarin Erdet Çapoku, i cili ka pranuar krimin duke thënë se ka qenë nën efektin e alkoolit dhe kishte bindje të forta se kunata i tradhtonte të vëllanë.

Share With:
Translate »
349 Views