Vrau 19 fëmijë dhe 2 mësueset, flet nëna e autorit të masakrës së Teksasit: Djali im nuk ishte i dhunshëm, jam habitur kur mësova ngjarjen!

Nëna e të miturit që vrau 19 fëmijë dhe dy mësues në Teksas, ka pretenduar se djali i saj nuk ishte i dhunshëm.

Adriana Reyes ka thënë se është befasuar kur mësoi se i biri, Salvador Ramos kishte hapur zjarr në shkollën fillore, e madje kishte qëlluar edhe gjyshen e tij. Ajo ka kujtuar se për herë të fundit ka folur me djalin të hënën, në ditën e tij të lindjes. Gruaja mohoi të kishte marrëdhënie të ftohtë me djalin, por pranoi se 18-vjeçari nuk kishte shumë miq.

“Djali im nuk ishte një person i dhunshëm. Unë jam i befasuar nga ajo që ai bëri,” tha ajo për mediat e huaja.

“Unë lutem për ato familje. Unë lutem për të gjithë ata fëmijë të pafajshëm, po unë jam. Ata nuk patën asnjë pjesë në këtë.”

Reyes theksoi se nuk e dinte që Salvador qëlloi gjyshen e tij dhe mamanë e saj. E moshuara ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën.
Sakaq, pak ditë para se të kryente krimin, autori kishte publikuar në rrjete sociale blerjen e dy armëve. Ai punonte në një restorant dhe kolegët e përshkruan si jo miqësorë.
Një ish-shok klase pohoi më tej se ai ishte bullizuar sistematikisht nga bashkëmoshatarët, ky ishte dhe shkaku që i riu vendosi të linte shkollën.

1 Tdp Chp 250522facebook 2742 Jpg

Share With:
Translate »
110 Views