WOW! Alban Skënderaj nderohet me çmimin më të rëndësishëm në jetën e tij

Artist i dashur për publikun dhe një ndër figurat më të dashura të muzikës shqiptare, Alban Skënderaj, ka përjetuar një nga momentet më të bukura të jetës së tij personale. Ai është shpërblyer nga djali i tij me një certifikatë simbolike për “Babin më të mirë në botë”, në një ceremoni të organizuar në ambientet e një institucioni arsimor për Ditën e Babait.

Në një postim prekës në rrjete sociale, Albani ndau një foto ku shihet duke buzëqeshur krah djalit të tij, të dy duke mbajtur certifikatën me krenari. Ai e shoqëroi postimin me fjalët:

“Merr çmime sa të duash, po asnjë nuk ia kalon këtij lloj çmimi! 😍 Janë momentet që do kujtojmë nga kjo jetë! 🙏🏻🤍”

Në certifikatë, me dorëshkrimin e të birit, shkruhej emri i artistit dhe data 13.06.2025, duke e bërë edhe më personale këtë vlerësim simbolik, por tejet domethënës për një prind.

Ky moment prekës rikujton se, përtej sukseseve profesionale, janë dashuria dhe kujtimet me të afërmit ato që mbesin të paharrueshme.

Share With:
Translate »
84 Views