Momentet që humbët nga 1-vjetori i Zeos, djalit të Olta Gixharit

Aktorja e njohur shqiptare Olta Gixhari ka festuar ditëlindjen e parë të djalit të saj të dytë, Zeo, në një ceremoni të organizuar në praninë e familjarëve dhe miqve të ngushtë.


Nga momentet e postuara në rrjetet sociale duket se festa u zhvillua në një ambient të hapur, të dekoruar në mënyrë elegante me elemente fëmijërorë dhe ngjyra. Në fokus të festës ishte vogëlushi Zeo, me të cilin pozonin miq e familjarë të pranishëm në festë.

Vetë Olta postoi disa momente të veçanta në Instagramin e saj ku shihej pranë dy djemve dhe bashkëshortit.

“Zeo u bë 1 vjeç 🤍” – shkroi ajo në përshkrimin e fotove.

Kujtojmë se Olta Gixhari është nënë e dy fëmijëve: djalit të madh, Amar, dhe të voglit Zeo, të cilin çifti e mirëpriti një vit më parë. Në vitet e fundit, aktorja ka ndarë herë pas here momente të jetës së saj familjare, duke ruajtur gjithashtu edhe angazhimin profesional në teatër, ekran dhe media sociale.

Share With:
Translate »
77 Views