Wow! Vijnë në tjetë trenjakët e katërt të 2021 në Shqipëri!

Ndërsa lajmet e hidhura na shoqërojnë çdo ditë, ato të mirat duket se në këtë periudhë janë më të pakta. Por sot, ky lajm që vjen nga materniteti “Mbretëresha Geraldinë”, ka gëzuar jo vetëm familjarët. Trinjakët Alteo, Arsli dhe Alesia kanë ardhur në jetë shëndoshë e mirë. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila shkruan:

“Me lajmin e mirë të lindjes së trinjakëve Alteo, Arsli dhe Alesia shëndoshë e mirë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, ju uroj javë të mbarë dhe ju ftoj të tregoni kujdes për zbatimin e rregullave anti-COVID dhe të shmangni lëvizjet e panevojshme”, shkruan Manastirliu.

Ndërkohë këto janë trenjakët e katërt të 2021 në Shqipëri.

Të parët lindën në Has (lexo këtu), të dytët në Shkodër (lexo këtu) ndërsa të tretët në Dibër (lexo këtu).

Sa gëzim, u rritshi të shëndetshëm dhe të lumtur të gjithë! /Kids’Time/

 

Share With:
Translate »
624 Views