Xhaxhai i Georgina Rodriguez kundër mbesës: Ajo ka turp nga ne! I kam shkruar Ronaldos që ka gruan më të keqe

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez janë një ndër çiftet më të komentuar. Të gjithë e dimë historinë e Georginës, e cila ka patur një jetë të thjeshtë derisa u njoh me Cristianon.

Por tani jeta e saj ka ndryshuar. Lidhur me këtë ka reaguar xhaxhai i saj, Jesus Hernandez.

Ai ka thënë se Georgina nuk do t’ia dijë më për ta, edhe pse xhaxhai e ka ushqyer atë në kohën kur babai i saj u burgos.

“Ajo mund të ndihet e turpëruar për ne dhe të konsiderojë se është më e mirë se ne, sepse ne nuk jetojmë me luksin e saj. Nuk i kam kërkuar kurrë asgjë. Ajo më ka telefonuar vetëm një ose dy herë që kur mora vesh se po dilte me Ronaldon” – u shpreh ai.

Edhe motra e saj ka bërë një reagim: “Kur ishte ditëlindja e djalit tim, e pyeta nëse mund t’i kërkonte Cristiano-s të firmoste një këmishë për djalin tim dhe ajo tha ‘jo’. Ajo nuk do ta shqetësonte atë pasi ai ishte me pushime.”

Jo vetëm kaq por xhaxhai tha se ai i ka paguar edhe faturat e saj.

Më tej, ai tha se i ka shkruar Ronaldos: “I kam shkruar Cirstiano Ronaldos në Facebook që ke gruan më të keqe në krah, nëse do të dish më shumë, më kontakto dhe do të tregoj.”

Share With:
Translate »
93 Views