Xheni Karaj flet për orientimin seksual: Isha 7 vjeçe kur fillova të ndjej ndryshimin por s’i vija dot emër

E ftuar në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora ka qenë përfaqësuese e komunitetit të LGBT Xheni Karaj e cila ka zbuluar më shumë rreth jetës private me partneren e saj Livia.

Xheni ka treguar ekskluzivisht për Arjolën dhe Arjonin se se shpejti ajo dhe partneria do bëhen prindër për herë të parë përmes insiminim artificial.

Madje ajo ka folur edhe për periudhën kur e kuptoi se kishte preferenca të tjera seksuale.

Arjon Muçaj: Diskutohet shpesh se familjet LGBT prindër gay ose me dy mama lesbike do krijojnë fëmijë LGBT

Xheni Karaj: Është sikur të thuash që familja ime është LGBT ndërkohë që nuk është. Është familje heteroseksuale edhe më lindi mua. Sipas kësaj teorie i bie që unë duhet të kisha dalë heteroseksuale, por nuk dola. E njëjta gjë ndodh edhe me familjet LGBT. Dy mikeshat e mija që jetonin në Shqipëri dhe kishin një djalë 4 vjeç dhe ai ishte shumë më tepër heteroseksual se shumë djem të tjerë të rritur në familje tradicionale shqipëtare heteroseksuale. Sipas studimeve të bëra në SHBA rezulton se nuk ka asnjë lidhje midis orientimit seksual të prindërve dhe fëmijëve.

Nuk është diçka që mësohet. Ne që jemi rritur në një vend si Shqipëria, ku e mësuam ne? Nuk kishim asnjë model. Unë as nuk e dija se çfarë do të thotë të ishe lesbike  në ato vite që fillova të përjetoja. Unë as kisha një emër për veten, nuk e dija as se çfarë ishin ato ndjenja. Është një gjë të vjen shumë natyralisht. Në moshën 7-vjeçare fillova të ndjeja ndryshimin por nuk i vija dot një emër.  Siç e kishit ju tërheqjen ndaj djemëve, unë e kisha tërheqjen ndaj vajzave.

Share With:



1689 Views