I dhanë 20 % shanse për të jetuar, 5 vjeçarja fiton betejën me sëmundjen e rrallë

Një vajzë 5 vjeçare në Britani arriti të fitojë betejën me një sëmundje inflamatore të quajtur Kawasaki edhe pse mjekët i dhanë vetëm 20 përqind shanse për të mbijetuar.

Scarlett Nicholas nga Yorkshire, fillimisht shfaqi simptoma të koronavirusit, një temperaturë të lehtë e cila zgjati vetëm 2 ditë.

Por më pas ajo shfaqi simtoma të Kawasaki, skuqje në të gjithë trupin dhe temperaturë të lartë e cila zgjati për disa ditë.

Ajo u shtrua në spital dhe qëndroi e intubuar për disa kohë. Gjithashtu ajo shfaqi edhe disa komplikacione me zemrën e cila e rëndoi më shumë gjendjen e 5 vjeçares.

Mjekët i njoftuan prindërit se vogëlushja mund të kishte vetëm 20 përqind shanse për të mbijetuar.

Por me kalimin e kohës, trupi i saj filloi të përgjigjej shumë mirë ndaj sëmundjes e cila çoi dhe në rigjenerimin e saj.

Tashmë Scarlett e ka kaluar rrezikun për jetën por do të vjiojë të qëndrojë në spital edhe për disa kohë derisa të ngrihet sërish në këmbë.

Share With:



596 Views