Xhensila Myrtezaji surprizohet në mënyrën më të bukur nga fansat e saj ndërsa Ajka shijon dhuratat

Me talentin dhe ëmbëlsinë e saj, Xhensila Myrtezaji ia ka dalë të vjedhë zemrat e publikut, duke krijuar kështu grupin e fansave të saj të ‘zjarrtë’ që e quajnë veten “Xhensilator”. Këto persona tregojnë gjithmonë mbështetje për Xhensilën, qoftë kjo në rrjete sociale apo në jetën e përditshme. Ditën e sotme, këngëtarja ka publikuar një foto në ‘Instastory’ ku ka zbuluar se ka marrë disa dhurata të ëmbla nga fansat e saj. Këto të fundit kanë koleksionuar disa foto të ndryshme të Xhensilës dhe i kanë vendosur në disa kartona të mëdhenj, disa të prera në formë zemre. Duket se ajo e ka pëlqyer shumë këtë surprizë dhe i ka falenderuar fansat e saj publikisht. Kujtojmë se para disa javësh, Xhensila prezantoi me publikun pamjen e plotë të vogëlushes së saj, Ajkës e cila mesa duket e njeh mamin në këto foto dhe po gëzohet po aq sa ajo.

Share With:
Translate »
473 Views