Rojet e plazhit po u marrin telefonat prindërve në këtë plazh, arsyeja është vërtet emocionuese

Sigurisht, që duke qenë në bregdet, ju ka ndodhur të jeni dëshmitar të skenave të trishta të një fëmije që luan në rërë, ndoshta gjithmonë vetëm, ndërsa nëna është ‘e zhytur’ në smartfonin e saj.

Në të vërtetë nuk është kaq e rrallë: për shumë prindër të sotëm telefoni celular është një pengesë e vërtetë mes tyre dhe fëmijëve të tyre!

Ky trend, përveç shkaktimit të dëmeve në zhvillimin e fëmijëve dhe të marrëdhënieve familjare të varfëra, gjithashtu mund të bëhet një problem i vërtetë sigurie.

Sot po ndodh gjithnjë e më shpesh që një fëmijë të bie pre e telasheve sepse, për shkak të telefonit të ‘mençur’ të mamit, ai lihet i pambikëqyrur.

Për të rritur ndërgjegjësimin për këtë aspekt, operatorët e Shoqatës së Shpëtimit Södra Älvsborg (një shoqatë shpëtimi) kanë nisur një iniciativë të shoqëruar me një video zbavitëse: ndërsa ata janë në bregdet me fëmijët, prindërit duhet të “dorëzojnë” telefonin e tyre celular.

Sapo shohin një nënë të fokusuar në telefonin celular, ata i afrohen asaj dhe ia marrin duke e ftuar atë t’i kushtojë vëmendje fëmijëve të saj.

Share With:
Translate »
667 Views