Xhensila shkëlqen me nur shtatzënie, Aurela Gaçe i zbulon sekretin
Duket se kohët e fundit gjithë vëmendja është drejtuar nga këngëtarja Xhensila Myrtezaj.
Pasi i mbajti të gjithë në tension për një kohë të gjatë nëse ishte apo jo në pritjen e një fëmije, tashmë këngëtarja tërhoqi vëmendjen me foton e saj më të fundit ku pozon pa make up.
Pas publikimit të këngëtares një numër i madh komentesh kanë vërshuar dhe nuk mund të mungonin as ato të femrave të famshme, transmeton Express
Një prej tyre ishte dhe Aurela Gaçe e cila e ka kaluar më parë këtë periudhë të veçantë për një femër .
“ Eeee nuri i gocave kështu është,”- ka shkruar Aurela e cila është vetë nënë e dy vajzave.
‘Të përqafojmë fort’ i është përgjigjur Xhensila përzemërsisht.