Xhensila tregon muskujt e barkut pas lindjes dhe ne realisht mbetëm pa fjalë
Këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar Xhensila Myrtezaj solli në jetë më 12 korrik, fëmijën e saj të parë.
Lajmin e bukur e dhanë Besi dhe Xhensila nëpërmjet postimeve në Instagram.

Që pas lindjes, këngëtarja nuk ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale, duke qenë se i është dedikuar mëmësisë.
Por, sigurisht që shumë nga fansat e saj kanë qenë kuriozë të shikojnë se si duket Xhensila pas lindjes.
Sidomos për format e saj, për të cilat është kujdesur gjithmonë.
Sot ajo postoi një video nga palestra ku tregonte muskujt e barkut dhe ne mbetëm pa fjalë.
Xhensila lindi me operacion cezarian. /Kids’Time/
