Ylli i pornografisë e bëri baba, këngëtari i famshëm shfaqet në skenë me djalin 3-vjeçar

Këngëtari i famshëm, Drake, është shfaqur për herë të parë në skenë me djalin e tij, Adonis.

34-vjeçari u shoqërua nga i biri në Billboard Music Awards teksa këngëtari u ngjit në skenë për të marrë çmimin “Artisti i Dekadës”.

Drake mbajti në krah Adonis përgjatë gjithë fjalimit të tij, ndërsa në një moment e ngriti në ajër dhe iu drejtua me fjalët: “Dua ta kushtoj ty këtë çmim”.

Ndëkohë 3-vjeçari shpërtheu në lot dhe u largua nga skena duke u mbajtur tek këmba e të atit.

Kujtojmë se në vitin 2018 u raportua se këngëtari i famshëm ishte bërë baba për herë të parë. Adonis erdhi në jetë nga ish ylli i pornografisë, Sophie Brussaux.

Share With:
Translate »
276 Views