Dhurata e ditëlindjes së fundit të Zaiminës paska qenë më e bukura e bërë ndonjëherë

Zaimina Vasjari, rrëfen për herë të parë në Revistawho përjetimet e 9 muajve më të bukur të jetës së saj. Nga momenti kur e mori vesh lajmin, e deri më sot, kur pak ditë e ndajnë nga takimi i parë me vajzën e saj, të cilës ia ka vendosur që tani emrin. Khloe, vjen si frut i një dashurie disavjeçare mes vajzës së dashur të ekranit dhe partnerit të saj Klodit, që në ndryshim nga ajo nuk e do fare vëmendjen publike.

 

“Është shumë e bukur dita kur unë e kam marrë vesh, pasi ishte dita e ditëlindjes time – 17 qershor – dhe unë paraditen e asaj dite vendosa të bëja një kontroll sepse nuk ndihesha mire, ndërkohë kisha bërë paraprakisht testin e shtatzënisë dhe më kishte dalë negativ.

Vajtja në klinikë, ishte e sigurt në mendjen time që nuk kishte lidhje me shtatzëninë.Isha e shoqëruar nga motra ime atë ditë dhe pasi bëra disa analiza me thanë se do me lajmëronin për përgjigjen në telefon. Mbas disa orësh më vjen një telefonatë që ishte motra ime e cila po qante dhe përsëriste “do bëhem teze, do bëhem teze”.

Nuk po e kuptoja derisa më tha “urime, do bëhesh mami”. Ishte shumë e bukur, qanim të dyja në telefon dhe isha mpirë komplet. Natyrisht që personi parë që i tregova ishte Klodi, i cili kishte kohë që e priste këtë moment. Ishte një dhuratë shumë e bukur ditën e ditëlindjes time -ka treguar Zaimina.

Share With:
Translate »
668 Views