Zaimina zgjedh 8-marsin për të na treguar fyryrën e Khloe dhe bën dedikimin prekës
Më në fund i zbuluam edhe fytyrën. është 8-marsi i parë që mami Zajmina e feston me Khloen në krahë dhe s’kishte si të ishte më e lumtur se kaq. Dhe në fakt të gjithë e besojmë. Vogëlushja duket si një ëngjëll në krahët e mamit, ndërkohë që ka vetëm pak minuta që ka ardhur në jetë në këtë foto. Mesa duket i ngjanka mamit…
“Shiko botën edhe buzëqesh, sepse pa ty jeta do të ishte e pamundur” ka shkruar Zai, ndërkohë që gëzon titullin sublim : Nënë! /Kids’Time/