2 vjeçari i bllokon iPhone-in të ëmës për 47 vjet

Telefonat smart në ditët e sotme janë pjesë e pandarë e jetës së njeriut, jo vetëm tek të rriturit, por edhe fëmijët. Një rast i veçantë vjen nga qyteti Shangai i Kinës, aty ku një vogëlush dy vjeçar i bllokuoi telefonin celular nënës së tij.

Ai ishe duke luajtur me celularin dhe vazhdimisht fuste kodin e gabuar. Sa herë që fëmija shtypte kodin gabim duke telefoni bllokohej. Ndërsa rezultati në fund ishte shokues për nënën e tij, pasi smart foni ishte bllokuar për 25 milionë minuta, ose 47 vjet.

Sipas mediave të huaja, incidenti ndodhi në Janar, pasi nëna i kishte lënë fëmijës iPhone-in e saj në mënyrë që ai të shikonte video edukative.

Kur nëna u kthye në shtëpi dhe kur kontrolloi telefonin, pa që ishte bllokuar për 25 milion minuta, pasi 2 vjeçari kishte shtypur telefonin në mënyrë të përsëritur, kur i ishte kërkuar kodi.

Share With:
Translate »
580 Views