Zakonet më të çuditshme të prindërve në botë!

Në fund të fundit, edhe rritja e fëmijëve është çështje perceptimi dhe pikëpamjeje mbi jetën. Në botë, ekzistojnë norma, besime, tradita dhe zakone nga më të ndryshmet, që nëse për në janë anormale ose thjesh të pakuptueshme, diku atje, janë thjesht zakone!

Norvegji

Fëmijët flenë jashtë në temperatura nën zero/ Eshtë e zakonshme në Norvegji që teksa pinë diçka të ngrohtë në oborrin e një lokali, prindërit t’i marrin fëmijët me vete dhe ata të flenë ndërsa të rriturit bisedojnë. Norvegjezët, zgjedhin të mos ulen brenda sepse besojnë se kontakti me ajrin e ftohtë i bën fëmijët më rezistentë ndaj sëmundjeve.

Kenya

Nënat nuk i shohin kurrë në sy të vegjëlit e tyre. Edhe pse gratë e qytetit Kisii në Kenia janë shumë të përkushtuara ndaj fëmijëve, sapo këta të fundit i shohin në sy, ato largojnë shikimin. Kjo, është një mënyrë për t’i mësuar fëmijët të mos kërkojnë shumë vëmendjen e të tjerëve.

Maurituani

Prindërit i pështyjnë fëmijët në fytyrë!

Njerëzit e etnisë Wolof në Marituani besojnë se pështyma e tyre i ruan fjalët, ndaj u thonë fëmijëve të tyre bekime dhe pastaj ua pështyjnë në fytyrë. Kjo bëhet si për t’i uruar një jetë plot bekime.

Vietnam

Prindërit i trajnojnë fëmijët të urinojnë me komandë. Sa herë fëmijët shfaqin shenja se duan të urinojnë, nënat vietnameze vërshëllejnë. E bëjnë këtë sepse fëmijëte lidhin këtë vërshëllimë me nevojën për të urinuar.

Finlandë

Fëmijët flenë në kuti kartoni. Shteti i dërgon nënave lehona një kuti me mjetet që u duhen për një foshnje. Kjo kuti ka dhe një dyshek të vogël ku fëmija mund të flerë.

Danimarkë

Biberonët varen në pemë! Në Danimarkë, kur fëmija arrin moshën që s’i duhet më biberon, prindërit e varin në pemë, si lodër të panevojshme, si shenjë rritjeje.

Armeni

Profesioni i të ardhmes zgjidhet që në foshnjëri. Nënat armene vendosin disa lodra që përfaqësojnë profesione të ndryshme para fëmijës, që ai të zgjedh njërën prej tyre. Besohet se objketi i parë parashikon profesionin e së ardhmes.

Share With:
Translate »
448 Views