Zayn Malik: ‘Do luftoj me çdo grimcë të trupit për kujdestarinë e vajzës sime’

Zayn Malik ka deklaruar publikisht se do të bëjë çdo gjë që mundet, për të shmangur një betejë të mundshme për kujdestarinë e vajzës së tij me Gigi Hadid, pas akuzave se sulmoi nënën e saj Yolanda Hadid.

Çifti, të cilët ndajnë bashkë vajzën 13-muajshe Khai, thuhet se janë divorcuar pas ngjarjes që pretendohet se ka ndodhur.

Sipas burimeve këngëtari i One Direction, është ‘thellësisht i shqetësuar’ për të ardhmen e familjes së tij pas mosmarrëveshjes, ndërsa thuhet se ka në plan të ‘luftojë’ për të shmangur një betejë për kujdestarinë mbi Khai.

Një bashkëpunëtor biznesi i Zayn, tha për The Mirror: “Çdo akuzë që ai ka probleme me agresionin ose nuk mund t’i besohet kujdesi i vajzës, është diçka që ai do të luftojë me çdo grimcë të trupit të tij”.

Burimi tha se edhe nëse Gigi, dëshiron që Zayn të jetë bashkë prindërues për vajzën e tyre të mitur, Yolanda potencialisht mund të bëjë ‘lëvizje ligjore’ rreth kujdestarisë.

Një burim tha më parë se përçarja mes çiftit, përqendrohet vetëm në dramën mes Zayn dhe Yolanda dhe nuk ka të bëjë fare me aftësitë e tij si prind.

Share With:
Translate »
156 Views