Lira Gjika: I edukojmë fëmijët, që t’u vijë turp nga vetja

Nga Lira Gjika

Duke i sharë, shtyrë (kjo sjellje është shumë e shpeshtë madje edhe në rrugë), krahasuar e vënë në dukje vetëm të metat, ne të rriturit, nuk bëjmë gjë tjetër, vetëm i bëjmë fëmijët, që të ndihen të turpëruar nga vetja e tyre, pra t’u vijë turp nga vetja. Këtë kërkoni nga fëmijët ju prindër, gjyshër e mësues, që ata të mos e vlerësojnë, besojnë dhe respektojnë veten, por të turpërohen prej saj?

Natyrisht jo, por atëherë, përpiquni t’i zgjidhni fjalët, veprimet dhe kur jeni të nervozuar apo të paduruar, mos reagoni, largohuni deri sa të qetësoheni dhe më pas, flisni me fëmijën. Fëmija po mëson të zgjedhë fjalën dhe veprimet, që të bëjë më të mirën, por ende është i parritur, për më tepër ju me sjelljet tuaja ndaj tyre çfarë u demonstroni, përveçse nënvlerësim për ta dhe papërgjegjshmëri nga ana juaj, kur i shani, kur i rrihni apo i krahasoni.

Fëmijët çdo gjë e mësojnë nga të rriturit, të rriturit në familje, prindërit në radhë të parë, por edhe nga gjyshërit dhe të rriturit në shkollë pra nga mësuesit. Kujdes të rritur, kur përpiqeni të bëni më të mirën për fëmijët në radhë të parë i bëni mirë vetes tuaj pasi fuqizoni kontrollin ndaj veprimeve dhe fjalëve, gjë e cila i bën mirë psikikës së të rriturit.

Share With:
Translate »
216 Views