Zbardhet dosja | Përdhunoi 3 mijë herë për 24 vite vajzën e tij

Detaje të reja kanë dalë për mediat nga dosja e mostrës austriake, Josephn Fritzl. Mësohet se babi ka mbajtur për 24 vjet vajzën e tij në një bodrum të përshtatur si një dhomë e vogël, e gjatë kësaj periudhe mendohet se e ka përdhunuar rreth 3.000 herë. Nga kjo ngjarje ai lindi dhe 8 fëmijë, ku njëri prej tyre vdiq 2 ditë pas lindjes pasi lindi me probleme me frymëmarrjen. Sipas dosjes deklarohet se abuzimi ndaj vajzës së tij kishin nisur me herët që kur ajo kishte qenë 11 vjeçe e kur mbushi 15 vjeç Elizabeta tentoi të ikte nga shtëpia për ti shpëtuar torturave të babait të saj. Por pas denoncimit në polici nën forcën e autoriteteve ajo u rikthye përsëri në shtëpi. Pas disa vitesh kur ajo mbushi 18 vjeçe u burgos në një dhomë nëntokë ku për vite me radhe u mbajt e lidhur me zinxhirë. Menjëherë pas “zhdukjes” mamia e saj dhe babai bënë denoncimin në polici, dhe veç disa ditë më vonë në postën e tyre vjen një letër nga Elizabeta e cila iu kërkonte të mos e kërkonin ose ajo do largohej. Policia e vërtetoi letrën deh rezultonte vërtet me shkrimin e saj, dhe duke u ndikuar nga ngjarja e disa viteve më parë e besuan se ajo kishte ikur, gjë që ishte krejt e kundërta, ku dhe letrën mësohet se e ka shkruajtur nën kërcënimin dhe dhunën e Josephit. Në këtë mënyrë Elzabeta solli në jetë 8 fëmijë mes të cilëve dhe 2 binjak njëri prej të cilëve nuk jetoi më gjatë së 2 ditëve për shkak të problemeve me shëndetin. Sipas dëshmive të fëmijët dhe viktimës, pavarësisht se kanë tentuar disa herë të arratiseshin nuk kanë mundur pasi mostra i torturonte duke i lënë disa ditë pa bukë dhe ujë, dhe gjithmonë i kërcënonte se do tiu hapte gazin deri sa të asfiksoheshin. Gjithashtu ata kanë dëshmuar se përdhunimin dhunën dhe torturat ndaj të së bijës i bënte në sy të fëmijëve. Shpëtimi i nënës më 7 fëmijëve erdhi pasi vajza e madhe Kerstin u sëmurë nga veshkat dhe rrezikonte dhe vdekjen. Elizabeta iu lut të atit që ta shpëtonte, dhe ai pranoi dhe në vështirësinë se nëse do vdiste do ta kishte të vështirë të fshehte trupin e saj të madh. E dalja e saj nga burgu dhe shtrimi në spital solli dyshimin e shumë mjekëve për gjendjen e saj të rëndë shëndetësore, lëkurën e zbehet, dhe reagimin e fort ndaj dritave. Duke përfituar nga momenti kur Joseph nuk ishte aty ajo iu kërkoi ndihmë infermierëve të cilët lajmëruan policinë që solli dhe zbardhjen e krimit 24 vjeçar. Sot mësohet se Elizabetës dhe fëmijëve iu është ndërruar identiteti dhe janë shpërngulur në një qytet tjetër për të pasur një jetë sa më të qetë.

       

Share With:
Translate »
1117 Views