Zbulime tronditëse: Instagrami, kërcënim për adoleshentët dhe gratë me çrregullime të të ngrënit

Instagrami po bombardon adoleshentët dhe gratë me çrregullime të të ngrënit me postime, me modele anoreksike dhe gra të dobëta kockë e lëkurë, me ekspertët që theksojnë se algoritmi i përdorur nga aplikacioni Facebook është një rrezik për shëndetin e tyre.

Dokumentet e brendshme të kompanisë, të njohura si ” Facebook Papers ” të publikuara në gazetën “New York Post”, zbulojnë efektin toksik të Instagramit në shëndetin e vajzave dhe grave të reja.

Zbulime tronditëse: Instagrami, kërcënim për

Sipas gazetës britanike “Daily Mail”, algoritmi i përdorur nga Facebook rrezikon të dëmtojë vajzat dhe gratë që vuajnë nga anoreksia nervore apo bulimia, sipas të dhënave të kompanisë.

Për shembull, sapo përdoruesit e Instagramit shkruajnë “#skinny” dhe “#thin “, ata shohin modele shumë të holla në ekranin e tyre.

Ekspertët paralajmërojnë se me këto imazhe, gratë me çrregullime të të ngrënit motivohen për të humbur peshë, një tjetër fakt që do të ishte kërcënuese për jetën.

Zbulime tronditëse: Instagrami, kërcënim për

Muajin e kaluar, një ish-punonjës i Facebook zbuloi se kreu i kompanisë, Mark Zuckerberg, e dinte që Instagrami ishte toksik për adoleshentët.

Përveç kësaj, ish-punonjësi i kompanisë, Francis Haugen, dëshmoi në Kongres dhe në Parlamentin Britanik se kompania i vendos fitimet monetare mbi sigurinë e përdoruesve.

​Kujdes me ta! Shtatë fjali që nuk duhet t’ua thoni kurrë akrepave
Nga ana e tij, Facebook kundërshtoi pretendimet e Haugen dhe mohoi kategorikisht se kontenti i tij paraqet një rrezik sigurie.

Botimi britanik shprehet në mënyrë karakteristike se, dokumentet e brendshme që kanë rrjedhur në gazetën “New York Post” zbulojnë se, algoritmi i Instagram modifikon zgjedhjet bazuar në kërkimet dhe preferencat e përdoruesve që janë të interesuar për dietë dhe humbje peshe.

Share With:
Translate »
30 Views