Arsyeja do t’ju habisë: A e dini pse nënat e mbajnë fëmijën kryesisht në anën e majtë?

E pabesueshme, por mbajtja e një fëmije është diçka që fillon shumë përpara se fëmija të lindë

“Tendenca për ta bërë këtë shfaqet para mëmësisë dhe shfaqet në fillim të zhvillimit. Madje “edhe vajzat e moshës parashkollore tregojnë një preferencë të qartë për anën e majtë kur bëhet fjalë për të mbajtur kukulla dhe lodra në madhësinë e një foshnje të porsalindur”, thotë studimi.

Studiuesit arritën në përfundimin se nënat i mbanin foshnjat në anën e majtë për komunikim më të mirë, pasi informacioni nga fusha e majtë vizuale janë të përpunuara në pjesën e djathtë të trurit, transmeton Telegrafi.

Pjesa e djathtë e trurit kontrollon shumë aspekte të sjelljes shoqërore, thotë autori i studimit Andrey Giljov.

Ai shton se përfshirja më e madhe e pjesës së djathtë të trurit mundëson përpunimin optimal të informacioneve sociale.

Kjo është pikërisht ajo që i ndihmon nënat dhe pasardhësit e tyre të vërejnë dhe të reagojnë ndaj sjelljes, duke pasur parasysh se ana e djathtë e trurit është përgjegjëse për gjuhën dhe sinjalet emocionale dhe përfshin kryerjen e detyrave të tilla si njohja e fytyrave dhe emocioneve.

Prandaj, mbajtja e një foshnje në anën e majtë ju ndihmon të shihni dhe kuptoni më mirë se çfarë po bën foshnja dhe aftësia për të interpretuar sinjalet e foshnjës dhe për t’iu përgjigjur nevojave të saj përmirëson afrimin dhe lidhjen.

Share With:
Translate »
192 Views