Zbulohen fotot e nënës surrogate që mban fëmijën e Kim Kardashian

Kim Kardashian është në pritje të fëmijës së tretë, të një vajze përmes një nëne surrogate. Ditën e hënë, nëna surrogate është fotografuar duke ecur në një zonë të Kalifornisë. Gruaja shtatzënë ka treguar barkun e saj të rrumbullakët e veshur me një palë streçe dhe një kanotierë blu. Kim Kardashian dhe bashkëshorti i saj, Kanye West janë në pritje të një vajze përpara Krishtlindjeve, raporton “US Weekly”. Dy të dashuruarit janë gjithashtu prindër të dy fëmijëve, North 4-vjeç dhe Saint 1-vjeç.

Share With:
Translate »
945 Views