Zbulohet biberoni 2.300 vjeçar, nuk do ta besoni si duket
Një zbulim i ri është bërë gjatë gërmimeve për të nxjerrë në dritë teatrin Helenistik të Akragas, në Luginën e Tempujve të Agrigento.
Gjatë gërmimeve arkeologët kanë gjetur objekte të përdorura nga njerëzit në përditshmërinë e tyre dhe një biberon për foshnje që daton në shekullin e tretë ose të katërt para Krishtit.
Kjo tregon se fëmijët edhe në antikitet pinin me biberon.
Objektet e gjetura janë përdorur kryesisht për të pirë dhe për mbajtjen e lëngjeve duke përfshirë një kavanoz të vogël, shishe etj.