Zbulohet gjinia dhe emri i bebes së Gisele Bündchen

Gjinia dhe një nga emrat e bebes që Gisele Bündchen ka sjellë në jetë janë zbuluar.

Daily Mail konfirmon se supermodelja e cila sapo është bërë nënë me partnerin e saj të ri, Joauqim Valente ka lindur një djalë

44-vjeçarja duket se nuk heq dorë nga elementi i ujit në emrat e fëmijëve. Emri i mesëm i djalit të saj të madh, Benjamin është Rein (rain-shi) dhe i vajzës, Vivian është Lake (liqen). Për fëmijën e tretë që në fakt është i pari me Valente, ajo ka zgjedhur River (lumë).

Ende nuk dihet se kur është ditëlindja ekzakte e fëmijës.

A Costa Rican Beach Sunset Has Nothing on Gisele Bündchen's Maternity  Photoshoot | Vogue

Partneri i Gisele, Joaquim është parë në Miami, Florida vetëm një ditë pas  qarkullimit të lajmit në media.

Gjithashtu burimet kanë treguar edhe sesi Gisele e Joaquim ia dhanë lajmin e shtatzënisë ish-burrit të saj, Tom Brady.

Ajo ia tha atij vetëm pak pasi kishte njoftuar fëmijët pasi donte që ai ta mësonte prej saj dhe jo lajmeve.

“Gisele dhe Joaquim nuk planifikonin të kishin fëmijë. Ishte e papritur. Joaquim ka dashur gjithnjë një familje, kështu që ajo është e lumtur t’ia japë. Ajo e dinte që do të ishte baba i shkëlqyer kur fëmijët e saj nisën të merrnin leksione prej tij. Ai është mirëkuptues, argëtues dhe i duruar”.

Burimi tha gjithashtu se dy fëmijët e modeles janë shumë të lumtur për nënën dhe njerkun e tyre.

Pregnant Gisele Bündchen Shows Off Rare Peek at Her Baby Bump

Share With:
Translate »
37 Views