Postoi foton duke u larë në vaskë me djemtë, Chrissy Teigen u përgjigjet kritikave

Të shtunën, më 8 shkurt, modelja dhe autorja e librave të gatimit, Chrissy Teigen (39), ndau në Instagram një seri fotosh me momentet e ëmbla që kalon me katër fëmijët e saj – Wren Alexander (18 muajsh), Esti Maxine (2 vjeç), Miles Theodore (6 vjeç) dhe Luna Simone (8 vjeç) – që i ka me bashkëshortin e saj, John Legend.

“BAHHHHHHHHHHH,” shkroi ajo në përshkrimin e postimit, ku përfshiheshin foto të fëmijëve duke kërcyer në pjesën e pasme të makinës së familjes dhe një pikturë e realizuar nga vajza e saj.

Por ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte fotoja e parë, ku Teigen shihet e zhveshur në vaskë, së bashku me tre fëmijët e saj më të vegjël.

Disa ndjekës e përgëzuan për këtë postim, duke thënë se ishte një moment i ëmbël dhe i njohur për shumë nëna, ndërsa të tjerë e kritikuan, duke e quajtur “të çuditshëm” dhe duke argumentuar se fëmijët meritojnë privatësi.

Polemikat mbi ujin e vaskës së Chrissy Teigen
Përveç debatit rreth privatësisë, një tjetër detaj që nuk i shpëtoi syrit të ndjekësve ishte ngjyra e ujit në vaskë.

“Pse është gjithmonë në ujë të ndotur?” shkroi një ndjekës, ndaj të cilit Teigen reagoi menjëherë duke thënë:
“Është një banjë me qumësht kokosi për lëkurë të ndjeshme, por vazhdo për qejfin tënd!”

Nuk është hera e parë që bëhet lajm për ritualet e saj të banjës. Vitin e kaluar, John Legend ndau në Instagram një video të Chrissy-t duke hequr makeup-in e trupit në vaskë.

Postoi foton duke u larë në vaskë me fëmijët, Chrissy

Teksa përdorte Loved 01 exfoliating cleanser, një produkt nga linja e skincare-it të Legend, uji mori një ngjyrë të errët, duke habitur shumë ndjekës.

“Po më masakrojnë në internet sepse askush nuk e dëgjoi audion ku them që po heq makeup-in e trupit (për t’u larë më pas!) . Ka debate të ndezura në komentet e John-it,” shkroi Teigen në një postim në Instagram.

John Legend reagoi ndaj komenteve
Duke iu referuar një komenti që thoshte: “Banjat nuk janë për t’u larë”, Teigen shtoi me humor:
“E adhuroj këtë sarkazëm klasike. Ju po bëni një punë fantastike.”

John Legend, nga ana e tij, e mori me sportivitet këtë debat, duke komentuar:
“Fakti që dikush thotë ‘banjat nuk janë për t’u larë’ është një nga gjërat më qesharake në internet.”/Living

Postoi foton duke u larë në vaskë me fëmijët, Chrissy

Share With:
Translate »
45 Views