Zbulohet gjinia e fëmijës që pret Jona Spahiu

Muajin e kaluar u zbulua lajmi se moderatorja simpatike e Digitalb, Jona Spahiu do të martohej së shpejti, dhe kjo u konfirmua pak më vonë nga vetë moderatorja, e cila pak ditë më parë zbuloi ftesat e dasmës që do të mbahet në 10 qershor.

Nga ana tjetër, Jona Spahiu po përflitet se është shtatzënë. Disa burimeve të afërta të çiftit i thanë për emisionin e mëngjesit “Chaud Patate” në Energy Radio se ajo është vërtetë shtatzënë dhe është në pritje të një djali.

Kujtojmë që Jona dhe i dashuri i saj, Frenkli, janë njohur në ambienet e Digitalb, pasi ai është komentator sportiv aty. Nga dy kolegë, çifti simpatik shumë shpejt do të bëhen burrë e grua dhe më pas prindër të një djali, që me siguri po pritet me padurim nga çifti.

Share With:
Translate »
781 Views