Zbulohet metoda e re për mbrojtjen e grave shtatzëna gjatë lindjes
Çdo dy minuta, një grua në botë humb jetën duke lindur fëmijë për shkak të hemoragjisë. Zgjidhja është një produkt që kushton rreth 400 dollarë, një cmim i papërballueshëm për shumë klinika.
Por një gjinekologe ka zbuluar një metodë për të ulur numrin e vdekjeve në këto raste që kushton më pak se 5 dollarë. Bëhet fjalë për një masë mbrojtëse, një gjilpërë dhe tub, i cili përdoret sapo hiqet placenta.
Anne Mulinge nga Kenya e bëri këtë metodë në 3 gra, dhe i ka rezultuar i suksesshëm. Mendohet që së shpejti të përdoret dhe në vendet e tjera të botës.