Zbulohet partnerja e Kastro Zizos, ja si duket me barkun e rrumbullakosur

Teksa prezantoi këngën pjesëmarrëse në “Kënga Magjike”, Kastro Zizo zbuloi se do të behet baba për herë të tretë.

Ai tha se degët e familjes së tij do të shtohen, por pa zbuluar më tepër detaje.

Pak ditë më pas, në emisionin e tij, Kastro zbuloi se është në pritje të një djali, i cili do të vijë në jetë së shpejti.

Por pavarësisht këtyre detajeve, deri më tani asgjë nuk dihej për bashkëshortene  tij dhe as nuk e kishim parë me barkun e rrumbullakosur.

Megjithatë së fundmi Kastro ka vendosur ta bëjë vetë publike.

Ai ka publikuar një foto në Instastory ku shfaqet së bashku me dy miq të tij dhe vëmendjen e ka rrëmbyer partnerja.

Ajo shfaqet me barkun e rrumbullakosur dhe nuk qenka e njohur për publikun.

Share With:



297 Views