Zbulohet se i kujt është zëri fëmijëror te kënga e re e Swift, vogëlushja e çiftit të famshëm
Janë një çift i njohur në Hollywood prej filmave të suksesshëm që kanë bërë, por dhe një çift krenar në jetë. Blake Lively dhe Ryan Reynold kanë dy vajza, James 2 vjeçe dhe Ines 1. Dhe nuk është fare çudi që ato ta nisin rrugëtimin artistik që në moshë të vogël. Pas disa javësh spekulime se zëri i cilës fëmijë është në fillim të këngës “Gorgeous” të Taylor Swift, ishte vetë këngëtarja që e bëri të ditur identitetin e saj. Bëhet fjalë për vajzën dyvjeçare të çiftit Lively-Reynold, James. Nuk është cilësuar si një befasi e madhe për fansat e Taylor, pasi dihet që ajo është mjaft e afërt me çiftin.