Zef Deda feston 70-vjetorin me familjen e madhe, Jul Deda i dedikon si rrallëherë këto fjalë

Aktori i njohur i humorit, Zef Deda feston sot 70-vjetorin e tij. Djali i tij, Jul Deda ka zgjedhur ta urojë me fjalët më të ndjera duke publikuar dhe disa foto të gjithë familjes.

“Gëzuar 70-vjetorin bab. Mjeshtri i familjes, krenaria jonë, shembulli për t’i ndjekur në çdo aspekt, artisti 100% natyral dhe pa hile, energjia pozitive dhe dashamirësia për njerëzit, janë elementët që të rrinë përshtat. Kështu qofsh gjithmonë. U bëfsh 100 vjeç. Gëzofsh shëndet të plotë bashkë me ne, familjen tënde, të cilën ti e ke të shenjtë. Të du fort babush”, ka shkruar Juli krah postimit të fundit në rrjetet sociale.

Edhe ndjekësit kanë komentuar menjëherë duke lënë komente nga më pozitivet dhe duke e uruar aktorin e njohur të skenës shqiptare, i cili ka dhuruar gjithmonë shumë të qeshura tek publiku i tij.

Share With:
Translate »



213 Views