U njohën në Facebook, rrëfehet qytetari: Më më tha kishte 1, doli nënë me 5 fëmijë

Rubrika “Shihemi në gjyq”, në Tv Klan në puntatën më të fundit nuk u zhvillua në studion e së Dielës Shqiptare, por në zyrën e ndërmjetëses Eni Çobani. Avniu rrëfeu në program historinë e tij të njohjes me një zonjë që jetonte në Amerikë.

Ata filluan të flisnin me njëri-tjetrin në Facebook dhe Avniu mësoi që ajo kishte qenë e martuar, por ishte divorcuar dhe kishte 5 fëmijë. Pavarësisht se nuk ishte treguar e sinqertë, Avniu pranoi të vazhdonte bisedën me të dhe ajo i kishte premtuar se do takoheshin kur të vinte në Kosovë.

“Në Shtator të 2019-ës dikush më ka bërë ftesë në adresën time në Facebook. Një femër, e kam pranuar, kam biseduar. Më ka thënë jam një femër nga Amerika. I thashë ç’ne adresën time, unë nuk të njoh dhe nuk më njeh? Më tha të kam parë emrin, më ka pëlqyer që shkruaje mirë, shpërndaje shumë gjëra të mira dhe prandaj. Thashë mos është një provokim, se unë kam kaluar disa gjëra. Jo tha të betohem. E pranova. Ajo jetonte në Amerikë. E kam pyetur çfarë familje ke? Në rradhë të parë më ka thënë jam e martuar, por e divorcuar, kam një djalë. Mbas disa ditësh më tha kam 2 fëmijë, mbas disa ditësh më tha kam 3 fëmijë, mbas disa ditësh më tha kam 4 fëmijë, mbas disa ditësh më tha kam 5 fëmijë. Thashë nuk ka problem, nuk e tregove si gjë, por nuk ka problem. Më pëlqeu dhe në pamje me thënë të drejtën, por e sinqertë aspak kjo femra”, tregoi Avniu.

Takimi u bë me insistimin e vazhdueshëm të Avniut dhe pas takimit të tyre të parë Avniu e mori në Durrës ku e prezantoi me familjen e tij. Pas disa ditësh vendosën të martohen, por gjërat nuk shkuan ashtu si ai do dëshironte. Ajo shkon në Kosovë me arsyen se kishte disa punë, i mbyll telefonin dhe pas disa ditësh Avniu merr vesh se ishte kthyer në Amerikë.

Share With:
Translate »
389 Views