Vajza e Al Banos dhe Loredanës zbërthehet për marrëdhënien me prindërit dhe ndërhyrjet estetike

E bija e këngëtarit të mirënjohur Al Bano, Jasemine Carrisi, ka qenë e ftuar e radhës në ‘Live non e la D’Urso’ ku ka folur për gjithçka me gjithë sinqeritetin e mundshëm. Si fillim ajo foli për debutimin në televizion krah të atit në talent show-n e të vegjëlve ‘The Voice’ në Rai 1. Ajo u shpreh se është tip shumë i mbyllur dhe në fillim gjithë vemendja e bëri të ndihet në siklet, por tani është mësuar dhe i pëlqen.

Më tej Jasmine pranoi se është ndjerë shumë e ofenduar nga shumë njerëz për shkak të ndërhyrjeve plastike që thuhet se ka kryer. “Nuk më shqetëson aq shumë fakti që pyesin sesa fakti që akoma është ofendim që bësh ndërhyrje plastike”, u shpreh vajza e Al Bano, pa pranuar nëse ka bërë ndonjë ndryshim tek vetja apo jo.

Më tej sërish për raportin me prindërit, Jasmine pranoi se e ëma e trajton si një vajzë të vogël dhe është përherë shumë e kujdesshme për të.

Pjesa më e bukur e intervistës ishte surpriza që e reja mori nga babai i saj, i cili kujtoi fëmijërinë e së bijës dhe disa momente delikate në jetën e tyre.

Share With:
Translate »
275 Views