Zgjuarsia e këtij vogëlushi autik do ju lërë pa fjalë…
Një djalë autik është bërë bërë shumë i njohur në të gjithë botës pasi është filmuar duke rradhitur 196 shtetet e botës sipas rendit alfabetik.
Jayden Binkley nga Arnoldi, Nottingham i mësoi emrat pasi prindërit i blenë një atlas 3 muaj më parë. Ai ka mësuar gjithashtu të gjithë Kodin Rrugor, çdo kanal televizin dhe të gjithë numrat e mësuesve të tij që kur u diagnostikua me autizëm në moshën 3 vjeçari.
6-vjeçari njeh secilin nga kryeqytetet dhe flamujt e të gjitha shteteve.
“Ajo çfarë Jayden ka arritur është e mahnitshme. Kur ai lindi ne nuk ia kishim idenë se do të kishte këto aftësi të jashtëzakonshme,”-ka thënë nëna e tij Lynn. “Deri në moshën 3 vjeçare ai nuk fliste por çuditërisht mbante mend tekstet e këngëve dhe i recitonte me lehtësi.”
Por Jayden vuan nga një ankth depresiv dhe nuk del dot jashtë nëse një foshnje qan apo kur kalon autobuzi, sepse nuk e duron zhurmën.
Lynn shprehet se vetëm kur e dërgoi në shkollë filloi të kuptonte aftësitë e djalit të saj.
“Disa vite më parë ne vumë re se dinte të emëronte fushat e qarqeve të ndryshme dhe kishte mësuar përmendësh shenjat rrugore. Për ditëlindje i blemë Kodin Rrugor dhe e mësoi brenda pak muajve.”