Zija Çela për humbjen e djalit të vetëm: Iu drejtova Zotit, merre meqë e dashke kaq shumë

“Tani ka qenë, përveçse biri im, ka qenë miku im më i madh se këtë e thonë gjithë baballarët për djemtë e tyre, ka qenë shok, mik, bashkëpunëtor. Tani ka lënë libra të përkthyer nga letërsia italiane, disa kryevepra të Dino Buzatit, Palo Kalvinos e shumë të tjerëve të cilët vazhdojë të ribotohen.

Tani është ndarë nga jeta në moshën 36 vjeçare, ne i kemi ndenjur 9 muaj te koka në Parma në Itali. Kur erdhi nata e fundit, se mjekët e paralajmëronin, isha me time shoqe te dhoma dhe Tani ishte në hekën e fundit më është kujtuar episodi i Biblës kur Zoti, për të vënë në provë Abrahamin, sesa e donte zotin i kërkoi djalin. Abrahami e mori, i vuri thikën në qafë, por Zoti ia hoqi nga dora dhe i vuri dashin. Atëherë unë kam ngritur kokën dhe duke e ditur fort mirë se dash aty nuk kishte përveçse tim biri, kam ngritur kokën dhe i kam thënë: Zot, tashi, tashi merre Dritanin meqë e doke kaq shumë. Dhe me këto fjalë jam ndarë prej birit tim.

Kam parë gjithë atë javë që dielli lind këtej dhe Hëna është ala në qiell. Duket e çuditshme, sepse kozmozi ka trajektorët e veta dhe Hëna është zonja e Natës, fanari i Ditës është Dielli. Dhe pyes veten ndonjëherë: pse dalin këto? Pse thyhen rregullat e kozmosit? A mos vallë nga dëshira për ta parë njëri tjetrin? pa u përball dielli me hënën? Dhe në këtë fuqi kozmike depërton malli, malli për Dritanin. Dhe nganjëherë më duket sikur arrij të shoh sesi ndrin fytyra e tij atje te Parajsa e Zotit. Por kështu është jeta Zotit pyetje nuk i bëhen. Unë e ndjej që është brenda meje dhe pa i bërë pyetje me besim ecet përpara. Tani na ka lënë Lonën që e dua si bijën time sepse ajo nuk vuri fat tjetër, rriti fëmijet. La Kevinin djalin e vet 5 vjeç dhe vajzën 3 muajshe Livien. Ato janë dy zemrat e gjyshit”, u rrëfye Zija Çela për “E diell”.

Share With:
Translate »
101 Views