“Zoti na ka bekuar”: Ditëlindja e Granit Xhakës, Leonita nxjerr momentin e ëmbël familjar
Granit Xhaka sot feston ditëlindjen e tij të 29-të dhe mesazhe pafund kanë mbërritur në drejtim të tij.
Futbollisti i njohur gëzon një karrierë të suksesshme në futbollin botëror si një nga shqiptarët më të suksesshëm në sportin më të popullarizuar në planet.
Në këtë ditë speciale ai mori urime të shumta, teksa padyshim më i veçanti i erdhi nga gruaja e tij Leonita.

Bukuroshja i ka bërë Granitit një dedikim romantik përmes rrjeteve sociale. “Gëzuar ditëlindjen dashurisë së jetës sime. Faleminderit për të gjitha të qeshurat dhe dashurinë që më jep mua dhe vajzave tona.
Jemi shumë të bekuara që të kemi. Të dua”, shkroi Leonita në imazhin në të cilin Graniti ka pozuar me fëmijët e tij.

Mesfushori nga Kosova momentalisht është pjesë e Arsenalit në Angli, teksa mban shiritin e kapitenit te kombëtarja e Zvicrës.