Zyrtare! Nga 13 shtatori nxënësit e klasave të para do të mësojnë anglishten

Viti i ri shkollor do të nisë ndryshe për nxënësit e klasave të para, pasi krahas librit të Abetares do të mësojnë edhe gjuhën angleze. Ishte vetë kryeministri Rama ai që e paralajmëroi një gjë të tillë dhe tani ky vendim do të vihet në zbatim nga 13 shtatori. Ministria e Arsimit ka shpallur urdhrin dhe programin e gjuhës angleze, ndërsa sot do të shpallen shtëpitë botuese që do të bëjnë gati tekstet për më të vegjlit e 9-vjeçares. Ende nuk dihet se si do të procedohet me mësimin e gjuhës angleze për nxënësit e klasave të para që primare kanë Abetaren, por që tani do t’iu duhet të mësojnë edhe anglisht. Vlen të thuhet se edhe programi i gjuhës angleze për klasat e treta shpeshherë ka hasur vështirësi pasi jo të gjitha shkollat në rang vendi ofrojnë të njëjtat kushte për mësimin e saj.

Share With:
Translate »
196 Views