Një puthje gati i merr jetën foshnjes 10 ditëshe, mesazhi i nënës së re

Nëse një nënë ua ndalon të puthni foshnjen , duhet ta mirëkuptoni, por dhe ju vetë duhet të jeni të ndërgjegjshëm që një foshnje nuk mund të puthet. Imuniteti it ë porsalindurve është shumë i dobët dhe virusi më i lehtë mund t’u rrezikojë jetën. Ky ka qenë dhe rasti i një djali 11-të ditësh, i cili gati ndërroi jetë vetëm prej virusit që mori nga puthja e një adulti.

Ishte nëna 23 vjeçare e cila vuri re shenjat e para. Djali i vogël i pagëzuar me emrin Oliver ndaloi të pinte qumësht, nuk mbushej me frymë dhe vetëm tre ditë më vonë u diagnostikua me virusin herpes simplex . Mjeku u shpjegoi prindërve të rinj që ky tip virusi mund të transmetohet tek fëmija nga një i rritur që e mbart këtë virus dhe mund ta infektojë. Hepesi shfaqet kur imuniteti dobësohet, por mbetet ngjitës deri në momentin që personi e ka marrë plotësisht veten. Herpesi neonatale është jashtëzakonisht i rrezikshëm për foshnjat e reja, për shkak se sistemet e tyre imune nuk janë zhvilluar plotësisht për të luftuar virusin.

Simptomat paralajmëruese:
Ndalon së piri qumësht
Temperaturë e lartë
Vështirësi në frymëmarrje ose frymëmarrje e shpejte më gulçime
Gjuha blu

/Burimi: MIRROR

Share With:
Translate »
437 Views