Pas abortit, kjo foto mahnitëse e nënës dhe binjakëve të saj do t’ju prekë zemrën

Asnjëherë dhe askund më shumë sesa në fotot e lindjes nuk është e vërtetë shprehja “një foto vlen sa mijëra fjalë”. Emocionet e forta, gëzimi, lodhja, ankthi i pritjes dhe mes tyre edhe shumë ndjenja të tjera janë shprehur edhe në këtë foto mahnitëse.

Menjëherë pasi bashkëshortja e tij Anne lindi binjakët, fotografi Marek Dziekonski shkrepi këtë foto që tregon çdo emocion të nënës në një kornizë të vetme.

Që nga shprehja e fytyrës, dhimbja dhe fitorja, flokët e shpupurisur dhe çdo detaj i ngrirë në këtë foto me dy të sapolindurit, është përcjellë edhe në publik me pothuaj të njëjtin emocion si edhe Anne, pavarësisht faktit nëse keni lindur ose jo. Dhe për fatin e Anne, ky moment i veçantë është regjistruar nga bashkëshorti i saj.

Prindërit e dy djemve, Domnik dhe Leo, u gëzuan edhe nga një shtatzëni tjetër para binjakëve, e cila, për fat të keq, shkoi në abort. Më vonë, kur Anne mbeti shtatzënë me binjakët, Ian dhe Lucy, të cilët tani janë 8-muajsh, nuk po vërenin se sa i madh ishte barku i saj, në javën e 18-të të shtatzënisë, sepse Anne ishte e lumtur që kishte një shtatzënie të shëndetshme. Kur kuptuan se prisnin dy të vegjël, nëna ishte vërtet e tronditur.

Në fakt, pak ditë para se të mësoja se kisha binjakë, po u thosha miqve si e përballojnë nënat me binjakë shtatzëninë, sepse unë e kisha barkun të madh edhe pse isha në javën e 18-të… Pas abortit, Zoti kishte bërë një plan të mrekullushëm që askush nga ne nuk e kishte imagjinuar. Mbi të gjitha, ne po bëheshim prindër të binjakëve.”

Marek, i cili më herët ka realizuar fotografi dasmash, ndërsa tani në foto më komercale, shumë rrallë realizon fotografi të jetës së tij familjare, përveç fotove të lindjes. Babi i katër fëmijëve thotë se i ka bërë Anne fotografitë menjëherë pas momentit të lindjes.

Herën e parë që Anne pa foshnjat e saj ishte një prej momenteve më të lumtura dhe më mbresëlënëse të jetës, por ishte edhe shumë e rëndësishme për mua të kapja pikërisht këtë çast”, – tha Marek për këtë foto.

Anne solli në jetë Ian dhe Lucy pas rreth një ore përpjekjeje dhe tha se kjo foto e shkrepur menëjherë pas lindjes shpreh një prej momenteve më të lumtura të jetës së saj: “Ndërsa mbaja ata të dy në krahë, asgjë tjetër nuk kishte më rëndësi. Ishin të mitë dhe që në atë çast nuk mund ta imagjinoja qoftë edhe një ditë pa ata.”  

Share With:



40 Views