Princi Harry theu protokollin kur takoi 6-vjeçarin, por veprimi i tij e bëri të gjithë botën të përlotet

Pikërisht në një moment kur ne të gjithë mendojmë se nuk mund ta duam Princin Harry më shumë se kaq, babai i ardhshëm ndan me të gjithë botën një moment të ëmbël me një fans 6-vjeçar.

Nëse nuk keni qenë të sigurt që Princi Harry do të jetë një baba i shkëlqyer, ai thjesht sapo e provoi. Së bashku me bashkëshorten, Princi ishte në një vizitë në portin e Auckland-it në Viaduct, gjatë turneut, kur u takua me një vogëlush 6-vjeçar, i cili kishte humbur të ëmën. Sipas News.com, Harry, nëna e të cilit vdiq kur ai ishte vetëm 12 vjeç, theu një rregull të protokollit mbretëror për të ngushëlluar vogëlushin. Pasi gjyshja e djalit i tha Harry-it se çfarë i ka ndodhur, babai i ardhshëm u përkul për një selfie dhe të dy, me një buzëqeshje, bënë këtë foto, e cila nuk do t’ia dijë për rregulla apo protokolle. Dhe pas pak Harry i dha edhe një këshillë vogëlushit…

“Jeta do të jetë në rregull”, – tha ai. “E di? Unë jam 34 vjeç dhe kam një jetë të mrekullueshme. Kam një grua të bukur dhe një fëmijë që po vjen. Jeta jote do të rregullohet, mos u shqetëso për këtë.” Ai gjithashtu ngushëlloi edhe gjyshen e vogëlushit duke i thënë se sa i rëndësishëm është roli i gjyshërve në jetën e nipërve të tyre.

Kjo nuk është hera e parë që Harry ka dhënë një shfaqje të shkurtër të aftësive të mëdha prindërore, të cilat ka nisur t’i zbulojë shpejt. Mos kini më dyshime! Ai dhe Meghan do të jenë prindër të shkëlqyer kur t’u vijë koha!

 

 

Share With:



336 Views