1 MILIARD DOLLARË DËMSHPËRBLIM | Padit spitalin se e nxiti të shohë si po lind gruaja e tij

Një burrë ka paditur një spital për 643 milionë dollarë amerikanë (1 miliard dollarë australianë) pasi u inkurajua të shikonte prerjen cezariane të gruas së tij

Një burrë në Australi ka kërkuar të padisë një spital të Melburnit për 1 miliard dollarë për dëme psikologjike.

Ai tha se ishte “inkurajuar” për të parë gruan e tij duke bërë një prerje cezariane.

“Më nxitën të shoh gruan time duke iu nënshtruar një operacioni cezarian”, tregoi ai.

Burri tha se duke parë gjakun dhe organet e gruas së tij, kjo e çoi atë në zhvillimin e një “sëmundje psikotike”, raporton noa.al duke cituar median vendase.

Anil Koppula u përpoq të padiste Spitalin Mbretëror të Grave për arsye se e inkurajuan të shikonte gruan e tij të lindte me prerje cezariane në 2018.

Ai paditi për 1 miliard dollarë australianë, që është rreth 643 milionë dollarë, raporton noa.al.

Cezariani ishte një sukses, por burri denoncoi se spitali dështoi në detyrën e tij për t’u kujdesur ndaj tij duke e lënë atë të shikojë procedurën që e la me traumë, siç thotë ai.

Një prerje cezariane është një operacion i zakonshëm në të cilin një kirurg lind një fëmijë “nëpërmjet një prerjeje të bërë në bark.

Procedura kirurgjikale shpesh kryhet kur një lindje natyrale është e rrezikshme ose iëe vështirë dhe paraqet rrezik për nënën ose foshnjën. Në Evropë dhe kontinente të tjera, ndalohet lindja cezariane sipas dëshirës së nënës ndërsa në Shqipëri lejohet.

Koppula ngriti padinë disa vite pas operacionit, duke deklaruar se spitali i detyrohej dëmshpërblim për shkak të dëmtimit psikologjik që i ndryshoi jetën.

Në padibë e tij ligjore, ai tha se “sëmundja psikotike” çoi në një “prishje të martesës së tij”.

Koppula zgjodhi të përfaqësojë veten në gjykatë, ku gjyqtari James Gorton hodhi poshtë padinë dhe e konsideroi pretendimin një “shpërdorim procesi”, sipas Global News që citon noa.al.

Procedurat e gjykimit përfshinin një ekzaminim mjekësor të Koppula. Paneli gjyqësor arriti në përfundimin se efekti i supozuar psikologjik te Koppula ishte i pamjaftueshëm.

Share With:
Translate »
94 Views