Në “Dy gisht mjalt 2” Elvana dhe Ermali janë bërë me bebe

“Dy gisht mjaltë 2” prej disa ditësh ka nisur xhirimet dhe Ermal Mamaqi dita ditës na zbulon pamje nga ajo çfarë na pret së shpejti. Sot producenti ka publikuar disa foto nga xhirimet me Elvana Gjatën, e cila do të jetë sërish ylli i “Dy gisht mjaltë 2”.

Dyshja shihen me një bebe në krahë ç’ka na zbulon se personazhet Ervini dhe Ema do bëhen me fëmijë në sezonin e dytë. Xhirimet e kësaj pjese po zhvillohen në aeroportin Nënë Tereza.

Tashmë të martuar, Ervini dhe Ema do na tregojnë çfarë ndodh vërtet pas përrallës “Dhe ata jetuan të lumtur përgjithmonë…”

Filmi vjen me skenar të Klaudia Brahimaj dhe Ermal Mamaqi. Klaudia Brahimaj është gjithashtu autore e “I love Tropoja” dhe serialit “H.O.T” që vjen së shpejti me sezonin e dytë.

Share With:
Translate »
99 Views