Jon Bon Jovi nuk do të këndojë në dasmën e të birit për një arsye të kuptueshme

Millie Bobby Brown, e cila shumë shpejt do të kurorëzojë dashurinë e saj me Jake Bongiovi, djalin e legjendarit Jon Bon Jovi, thotë se këngëtari i famshëm nuk do të përformojë në dasmën e tyre për një arsye shumë të thjeshtë: Të bëjë një pushim!

Ylli i “Stranger Things” tregoi planet e saj për martesën në “Today With Hoda & Jenna” dhe ndër të tjera tha se jo, të ftuarit dhe çifti nuk do ta dëgjojnë live “It’s My Life” të kënduar nga Jon Bon Jovi në ceremoninë martesore.

“Mendoj se atij burri i duhet një pushim. Ai s’ndalon. Është përherë duke luajtur tenis, apo në mësimet e këndimit. Mendoj se i duhet një pushim, mbase diku tek tre orë. S’e di sa do zgjasë”, tha Millie, referuar këngëtarit 61-vjeçar.

Jon Bon Jovi nuk do të këndojë në dasmën e të

GETTY IMAGES

Ajo foli edhe se përgatitjet për dasmën kanë qenë paksa stresuese, por fatmirësisht, i fejuari po e ndihmon shumë. “Nuk ka qenë gjithë kohës stresuese. Jake është shumë i përfshirë. Ai më ndihmon shumë gjatë gjithë procesit. Nuk jam ndjerë kurrë vetëm dhe mendoj se kjo është gjë e mirë”, tha aktorja 19-vjeçare dhe shtoi se dasma është një ditë shumë intime për të dy dhe çifti është shumë entuziast.

Jon Bon Jovi nuk do të këndojë në dasmën e të

GETTY IMAGES

Share With:
Translate »
72 Views